AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 15:12

“Kërcënimet vijnë nga burgu 313”, Vasili: Pse nuk kanë çuar asnjë në Prokurori?

“Kërcënimet vijnë nga burgu 313”, Vasili: Pse nuk

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje dhe kërcënimet e pretenduara nga qeveria që vijnë nga burgu 313.

Sipas Vasilit, Rilindja dërgon në Prokuroi akuzat për shpifje, por nuk ka depozituar asnjë nga kërcënimet që kanë ardhur nga mbështetësit e basteve.

Postimi i plotë

Keta te Rilindjes jane te gatshem te denoncojne cdo shpifje te pretenduar nga ata si e tille, por jo kercenimet e pretenduara nga mbeshtetesit e basteve.

Pse nuk i dergojne ne prokurori?

Ç’frike i ndal?

Nëse nuk i çojne eshte e qarte, qe genjejne.

Si gjithmone….