AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 15:01

Denoncimi i PD: Shqipëria tjetër goditje pas shpine SHBA-së, votë kundër në Asamblenë e OKB-së

Denoncimi i PD: Shqipëria tjetër goditje pas shpine SHBA-së,

Zëvendës kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB.

Shehu theksoi se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

“Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e me tej ne Gjeneve”, shkruan Shehu.