AKTUALITET, 1 Qershor 2019, 17:48

Eneida Tarifa në ekstazë: Të kishte bërë nëna 4-5 si Veliaj, nuk do dinim ku do ishim...

Eneida Tarifa në ekstazë: Të kishte bërë nëna 4-5

Gjatë aktivitetit që po zhvillohet në kuadër të hapjes së fushtës elektorale të Partisë Socialiste, ka marrë fjalën edhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, nga ku deklaroi se në zgjedhjet e 30 Qershorit do të fillojë një erë e re ndryshimesh në vend.

Ai ftoi në tribunë edhe disa artistë dhe sportistë midis të cilëve edhe këngëtaren, Eneda Tarifa e cila e “ekzaltuar”, mbase edhe nga thirrjet në sallë, tha se sikur të kishte lindur nëna nja 3-4 si Erion Veliaj, nuk do ta dinim se ku do të ishim sot.

“Nëse do të kishte bërë nëna nja 3-4 si Erion Veliaj, nuk do e dinim ku do të ishim sot. Sepse mjafton të shikojmë ndryshimet rrënjësore për të kuptuar se cila është zgjedhja e duhur për këtë vend. Nuk jam ndonjë simpatizante partie por falë punës së Erion Veliajt ka lezet të dalësh shëtitje më vajzën nëpër qytet”, tha këngëtarja.

VIDEO: