TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nesër, ora 19:00, opozita e bashkuar mban para kryeministrisë protestën e saj të shtatë mbarëkombëtare.
Një ditë para saj, lideri i opozitës Lulzim Basha ka publikuar promon e protestës, ku shfaqet aferat korruptive të qeverisë Rama.
Sipas Bashës, të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit, ndërsa shton se koha e banditëve në pushtet ka marrë fund.
“Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.