TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, ku mazhoranca garon me veten.
Balla tha se Ps do të fitojë 61 Bashki, por gjithashtu PS do të integrojë Shqipërinë në BE.
"Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit dhe në 30 Qershor do të marrim përgjëgjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s’patëm mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjorkastrën. Ky 1 Qershor na gjen me një lajm shumë të gëzueshëm: KE rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, e unë sot shpreh gatishmërinë që jo vetëm fillojmë bisedimet por do jemi në qeveri edhe kur të marrim datën për anëtarësim në BE"
Edhe pse, qeveria e Edi Ramës ka dështuar të hapë negociatat me Bashkimin Europian, Taulant Balla, po tregohet shumë largpamës, duke premtuar anëtarësimin në BE, një ngjarje që kërkon të paktën 10, apo më shumë vite. Megjithatë, nuk është aspak çudi, që Balla dhe shokët e tij të partisë, të mendojnë se do ta udhëheqin Shqipërinë, për disa dhjetëvjeçarë...
/TPZ.al/