AKTUALITET, 1 Qershor 2019, 17:28

E rrallë/ Gaz Paja sapo martohet, shkon në fushatën e PS-së, krah Lali Erit

E rrallë/ Gaz Paja sapo martohet, shkon në fushatën e PS-së,

Gjatë hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ka ndodhur një nga ngjarjet më të rralla në këto 3o vjet. Aktori i Portokallisë, Gaz Paja, është martuar ditën e sotme, por sapo ka përfunduar celebrimin me gruan e tij, është nisur menjëherë drejt fushatës dhe u shfaq krah Erion Veliajt.

Vetë, Lali Eri e konfirmoi këtë gjë, për të pranishmit.

"Gazi sapo është martuar. Sapo mbaroi celebrimin, ka ardhur të na bashkohet", tha Veliaj.

Me sa duket, pas gruas me të cilën është martuar sot, dashuria e dytë në jetë për Gaz Pajën, është pikërisht Lali Eri.

Aktori i humorit, ja ka kaluar edhe shprehjes së famshme "të dielën u martove, të hënën në punë shkove", sepse ai është nisur drejt fushatës, menjëherë pasi është martuar, ndryshe nga Lali Eri, që pas martesës së vetë, priti të paktën 24 orë, për tu shfaqur në krye të detyrës.

/TPZ.al/ 

VIDEO: