AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 12:51

‘Këmisha 23 mijë USD’, Rama përgjigje Berishës: Kjo shpifje do shkojë në gjyq

‘Këmisha 23 mijë USD’, Rama përgjigje Berishës:

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për kryeministrin Edi Rama se ka blerë këmishë me vlerë 23 000 USD, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Berisha publikoi në “Facebook” mesazhin e një qytetari i cili shkruante se Rama ka blerë këmishë të shtrenjtë në New York.

Ndërsa Rama përgjigjet se nuk ishte marrë kurrë me këtë ‘qenef digjital’, ndërsa tha se shpifja do të shkojë në gjyq.

Pas shpalosjes së nismës brenda Partisë Socialiste, për krijimin e një Fondi Edukimi, ku për gjyqet e fituara nga ata, dëmshpërblimet do të shkojnë për institucionet shkollore, këto lekë do bëhen përparëse kopshti.”-Përgjigjet Rama.

S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.

Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë?Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti?”.-Shkruan kryeministri Rama në Twitter. TPZ.AL