AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 09:47

Muriqan, kapet 23 kg drogë, prangosen 3 persona

Muriqan, kapet 23 kg drogë, prangosen 3 persona

Policia kufitare në doganën e Muriqanit në Shkodër ka sekuestruar 23 kg Cannabis Sativa, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Bëhet fjalë për 54 vjeçarin nga Tirana Maliq Kruja, 31 vjeçari me iniciale E.M dhe një shtetas me iniciale A.B.

Njoftimi i policisë:

Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:

Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. TPZ.AL