AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 09:53

VIDEO/ Momenti tronditës kur 27-vjeçarja bie nga kati i 27-të, shkak një selfie

VIDEO/ Momenti tronditës kur 27-vjeçarja bie nga kati i 27-të,

Ky është momenti tronditës kur një vajzë bie nga ballkoni i katit të 27-të dhe gjen vdekjen, teksa humbet ekuilibrin në përpjekje për të bërë një selfie.

Vajza 27-vjeçare, e quajtur Sandra Manuela Da Costa Macedo, ishte sipër kangjellës së ballkonit, ajo u përkul pak derisa humbi komplet ekuilibrin.

Pamjet nga videoja tregojnë se ajo kishte ende në dorë shkopin e selfieve kur po binte poshtë.

Një qytetar që ka filmuar videon bërtiti:

Ajo është çmendur! Shikoni atje, atje, e sheh po bie!”

Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje, në El Cangrejo, Panama, por vetëm për të mbledhur trupin e saj.

Viktima fillimisht u identifikua si një pushuese portugeze, e cila sapo kishte mbërritur në Panama, por më vonë mediat e atjeshme bënë me dije se në fakt 27-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe kishte shkuar në Panama për të punuar si mësuese.

Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Indian i Shkencave Mjekësore në Nju Delhi ka zbuluar se 259 njerëz vdiqën duke u përpjekur të merrnin një selfie nga tetori 2011 deri në nëntor 2017.