AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 11:37

Nuk jepnin kuponin, ndëshkohen 602 biznese

Nuk jepnin kuponin, ndëshkohen 602 biznese

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka penalizuar 602 biznese, pasi nuk lëshonin kuponin tatimorë.

Kontrolli u zhvillua në disa qytete kryesore ku u zbuluan pika të tregtimit të karburanteve dhe një sërë biznese të tjera që nuk jepnin kupona.

Gjatë periudhës 1 deri në11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Nga kontrollet u konstatua; 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:

50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. TPZ.AL