AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 10:21

S’donte të prostituonte, vajza shqiptare hidhet nga kati i 3-të. Kapen 3 tutorët/ EMRAT

S’donte të prostituonte, vajza shqiptare hidhet nga kati i 3-të.

Policia italiane ka arrestuar pas një viti tre turorët e një vajze shqiptare që shfrytëzohej për prostitucion. 26 vjeçarja shqiptare nuk u bindej që të prostituohej. Një ditë e reja shqiptare tentoi të ikte nga klienti, por ra nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ndodhi në Albissola (Savona) të Italisë. Pas një viti policia italiane ka arritur të prangosi katër persona, mes tyre tre vëllezër shqiptarë, Ledjam, Gentjan e Aleksander Bacuku, 28, 32 dhe 35 vjeç, pronarë të një ndërmarrje ndërtimi si dhe Alessandro Gallinari, 46 vjeç, ish-pronar i një bari në Albissola.

26 vjeçarja shqiptare ra nga kati i tretë mesnatën e datës 29 nëntor të vitit 2017. Ajo u dërgua në spital për mjekim, më pas rrëfeu ngjarjen për autoritetet italiane.

3 shqiptarët dhe italiani akuzohen për rrëmbim, grabitje si dhe shfrytëzim prostitucioni. TPZ.AL