TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm policia e Krujës ka arrestuar nëntë persona për ndotje të mjedisit.
Këta persona akuzohen se përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh. Ndotja ishte kthyer në burim shqetësimi dhe shkaktar i sëmundjeve për banorët e zonës.
Policia sekuestroi dhe një kamion të ngarkuar me mbetje fasonerie.
Njoftimi i policisë:
Pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve, mbrëmjen e djeshme u ushtrua kontroll i befasishëm në Krastë.
Si rezultat nga Policia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;
• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;
• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;
• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;
• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;
• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;
• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;
• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.TPZ.AL