AKTUALITET, 14 Tetor 2018, 09:20

Vasili ironi me Ramën: Diktaturat sjellin ‘idiotësinë’

Vasili ironi me Ramën: Diktaturat sjellin

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka postuar në “Facebook” vargje të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, ndërsa shkruan se diktaturat sjellin ‘idiotësinë’.

Vasili me fjalët e vargjeve ironizon kryeministrin Rama. Ai i bën thirrje qytetarëve që mos të dëshpërohen, pasi sipas tij ka shërim; shkuljen.

“Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!!

Gjigandi i letrave argjentinase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan:

“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”!

Skaneri i shoqerise tone, ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi.

Por mos u deshperoni, trupi atdheut mbahet, eshte ende i shendetshem, vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin……shkuljen”, shkruan Petrit Vasili. TPZ.AL