TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre përleshje brenda një dite. Situatë kritike në Viterbo në Itali.
Oficerët e burgut duhej të shuanin tre përleshje që shpërthyen gjatë ditës së dielë në tre seksione të ndryshme, ku mes të tjerësh ata që u përleshen ishin shqiptarë dhe rumunë, ndërkohë që në një rast u përfshinë edhe të dënuar italianë.
Mediat italiane raportojnë se ambulanca ka bërë katër rrugë që ka transportuar të lënduarit në spital. Nga përleshjet mbetën të plagosur 4 të dënuar dhe një polic që ndërhyri për të qetësuar gjendjen.
Një nga zyrtarët e burgut thotë se sherret nisin për shkak të rivalitetit mes të burgosurve. Nuk ka ende detaje për shkakun e shpërthimit të sherrit.
“E Diela – thotë ai, tregon qartë se në çfarë gjendje katandiset institucioni. Kurrë si tani nuk ka qenë situata emergjente. Po bëhet ferr, veçanërisht për ata që punojnë aty”- thotë ai, duke pranuar se stafi është i lodhur dhe situata e vazhdueshme e tensioneve pas hekurave shkakton ankth.
“Kam përsëritur për ca kohë që administrata na ka braktisur dhe kjo është prova. Ishte vetëm rastësi që vetëm njëri prej nesh përfundoi në dhomën e urgjencës. Luftimet ishin në tre zona dhe gjithçka mund të ndodhte. Ne fillojmë të kemi frikë”- thotë ai.