TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është shfaqur në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket se po bën rolin e DJ në një festë në plazh.
Video është bërë ditët e fundit, e zv.kryeministri shihet teksa po argëtohet e po e shijon pafund festën duke kërcyer rrethuar me vajza të veshura me bikini.
Salvini, i cili është gjithashtu edhe ministri i Brendshëm të Italisë, mund të shihet duke miksuar këngët gjatë festës në “Papeete Beach” në qytetin turistik italian të Milano Marittima, afër Ravenna.
Pamjet u shfaqën gjatë fundjavës në mediat italiane.
Kjo ka bërë të ketë reagime të ndryshme në mediat sociale, teksa disa e kanë lavdëruar shpirtin e lirë të ministrit, ndërsa të tjerët e gjykuan për keq.