TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, ka zhvilluar një takim dy orësh me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Në fund të takimit, kryediplomati i OSBE është larguar pa dhënë asnjë detaj mbi takimin, por vetëm ka thënë se janë diskutuar shumë gjëra.
I pyetur nga gazetarët nëse është folur rreth zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe se çfarë mund të ndodhë, ambasadori Borchardt është shprehur shkurtimisht: “Natyrisht që po”.
Sipas burimeve, në takimin ‘kokë më kokë’ mes Borchardt dhe Ademit janë diskutuar një sërë çështjesh, që lidhen me zgjedhjet vendore.
Kryebashkiakja i ka shprehur ambasadorit problematikat për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit, siç pretendon opozita, dhe shkelje të tjera.