TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stine është bërë personazhi i javës në mediat rozë, që pas daljes së tij publike në emisionin e Roza Latit me të cilën ka pasur një lidhje të gjatë. Midis të tjerash shpesh është përmendur dhe ish-bashkëshortja e tij, Graciela.
Bashkë ato kanë një vajzë me ermin Estia dhe i pyetur mbi marrëdhënien e tyre pas ndarjes, Stine ka lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi të çiftit.
“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”,-u shpreh këngëtari duke lënë të nënkuptojmë që edhe mund të rikthehen.
Blogeri, Olti Curri ka bërë disa postime në faqen e tij në Facebook ku pyet ndjekësit se me cilin personazh publik do të shkonte Stine, si çift.
Mirëpo kjo ‘lojë’ nuk i ka pëlqyer Gracielës. Ajo ka shpërndarë një foto në historikun e Instagramit ku i thotë dy fjalë blogerit.
“Po dale të bëjë 6 muaj i ndarë të pakten, që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetën e tij, pastaj hidh kandidaturat.”-ka shkruar Graciela.
Çifti na e lanë të qartë se po e mendojnë seriozisht një ribashkim, kjo edhe për hir të vajzës që kanë!
