SPORT, 21 Shtator 2020, 13:41

Keidi Bare me ekip të ri/ Zbulohen detajet, buzëqesh edhe Atletico Madrid

Keidi Bare me ekip të ri/ Zbulohen detajet, buzëqesh edhe Atletico


Keidi Bare do të largohet nga Malaga por jo nga La Liga 2. Mesfushori i kombëtares shqiptare do të vijojë karrierën tek ekipi i Espanyol.

Skuadra katalanase ra nga kategoria sezonin e fundit dhe ka si objektiv rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit spanjoll.

2 milion euro ka paguar Espanyol për kartonin e 23-vjeçarit nga Fieri. Atletico Madrid kishte ruajtur 20% të kartonit të lojtarit shqiptar, kështu që përfiton 400 mijë euro.

Bare është ndarë me shokët e skuadrës te Malaga dhe në orët e ardhshme do të niset drejt Barcelonës, për të firmosur kontratën 4-vjeçare me Espanyol.