SPORT, 21 Shtator 2020, 10:44

VIDEO/ Pozitivë me koronavirus sulmuesi Vedat Muriqi, në prezantimin e tij ishte edhe Igli Tare


COVID-19 detyron blerjen më të bujshme të Lazios, Vedat Muriqin, të parkojë menjëherë në bokse teksa sulmuesi kosovar ka rezultuar pozitivë.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttomercato Web”, Muriqi i është nënshtruar testin ku ka rezultuar pozitivë, një lajm që shqetëson jo pak drejtuesit e klubit lacial të cilët ishin prezent gjatë prezantimit të tij, përfshi këtu edhe Igli Taren.

Sipas protokollit sanitar, Muriqi është i detyruar tashmë të vetë izolohet për 14 ditë në pritje të testeve të radhës.

Pas një tratative të gjatë për ta transferuar nga Fenerbahce, trajneri Inzaghi duhet të bëj llogaritë pa Muruqin për të paktën edhe 14 ditë të tjera.

Kjo ishte mënyra më e keqe e mundshme për sulmuesin e përfaqësues së Kosovës për të nisur aventurën e tij në Serie A.