TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit u ndal në javën e dytë të La Ligas nga Real Sociedad në një barazim pa gola. Për Los Blancos kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat por skuadra e Zidane pavarsisht rasteve të shumta që krijoi nuk arriti të thyente rezistën e Real Sociedadit.
Skuadra baske kishte mundësitë e saja në këtë sfidë ku për t’u përmendur ishin dy tentativa të Isak në minutat e fundit të pjesës me njërën prej tyre që u ndal nga Courtois me këmbë.
Benzema humbi disa mundësi të mira në këtë duel dhe në fund Reali duhet të kënaqej me një pikë.
Në sfidat e tjera të së dielës në La Liga, Manuel Pellegrini e nisi me fitore aventurën te Real Betis që mposhti në Andaluzi 2-0 Real Valladolid me golat e Fekir dhe Carvalho. Granada fitoi 2-1 ndaj Alaves ndërsa Huesca u mposht 0-2 në shtëpi nga Cadiz.