TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Komisionit Elektoral në PD, Jemin Gjana, bëri publike emrat e 15 anëtarëve fitues të kryesisë së re të Partisë Demokratike.
Pasi deklaroi fituesit, Gjana sqaroi se në zbatim të Statutit të PD-së, katër kandidatë burra që ishin në 15-shen, bazuar në numrin e votave, janë zhvendosur, duke u zëvendëruar nga katër gra.
Sipas statutit, 30% e anëtarëve të Kryesisë duhet të jenë femra, ndaj Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi (me numër të barabartë votash), janë zëvendësuar nga Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Dhurata Çupi dhe Oriola Pampuri.
“Më duhet të shpjegoj në emër të komisionit se në bazë të nenit 9 pika 5 të statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të Kryesisë me 15 anëtarë, në mënyrë të detyruar 30% e këtij numri duhet të jenë femra.
Jemi detyruar që nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje, Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta. Po të mos zhvendoseshin do të hidhej një short.
Nga kjo zhvendosje futen katër femra, të cilat bazuar në numrin e votave, përjashtuar Jorida Tabakun, futen katër të tjera Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Dhurata Çupi, Oriola Pampuri. Ky ndryshim është bërë në bazë të statutit”, sqaroi Gjana në deklaratën e tij publike.
15 anëtarët fitues sipas rendit alfabetik: