AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 16:32

"Kasaphana" e Afganistanit, çdo ditë humbasin jetën 74 veta

"Kasaphana" e Afganistanit, çdo ditë humbasin jetën

Dhuna ndërmjet Talebanëve dhe qeverisë afgane vazhdon të prodhojë një bilanc tragjik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë prej 18 vitesh në mes të konfliktit për ta zgjidhur atë, por ende pa asnjë rezultat konkret.

Jo më larg se një javë më parë, Presidenti Donald Trump pezulloi kontratën e paqes te bërë prej një viti tashmë mes Amerikës dhe talebanëve.

Aksidentet arrijnë numrin 611, ndërsa 2307 njerëz kanë humbur jetën, dhe 1948 të tjerë kanë mbetur te plagosur.

Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet në fund të këtij muaji gjatë zgjedhjeve vendore që janë në vend.

Mendohet që forcat Talebane të jenë diku te 60,000 , edhe pse numri i saktë i tyre nuk është zbuluar kurrë.

Nga viti 2014 e deri më tani, rreth 45,000 trupa ushtarake afgane kanë humbur jetën.

Ndërkohë vetëm në gusht janë vrarë 473 qytetarë dhe plagosur 786 të tjerë. Situata në Afganistan vazhdon të mbetet e tensionuar dhe e paqartë.

Në qershor 2019, Afganistani u cilësua si vendi më pak paqësor në botë, i cili ndodhet në luftë për më tepër se katër dekada.