TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e dy autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz, ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij, Merita Buci. Burime të policisë thanë se autorët e dyshuar janë nga Burreli.
Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen me pasojë vrasjen. Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit janë duke mbledhur ende prova për autorin kryesor të vrasjes, raporton tv Klan.
Mbrëmjen e 25 Prillit, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci. Autorët kërkuan paratë, por hasën në refuzimin e pronarit, 52-vjeçarit Agim Buci. Në këtë moment, grabitësit vrasës qëlluan me armë Agim Bucin, duke i shkaktuar vdekjen dhe plagosën bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Skenen e krimit e ka parë edhe djali i tyre i mitur, 6 vjeç i cili ishte në dyqanin e prinderve qe ndodhet ngjitur me banesen e tyre.