AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 16:30

Kapet në Rinas lushnjari i kërkuar për vrasje

Kapet në Rinas lushnjari i kërkuar për vrasje

Intervistimi i Policisë Kufitare Rinas, ka arritur të zbuojën identitetin e vërtetë të një shtetasi në kërkim në Itali, i cili tentoi të kalojë kufirin me leje kalimi me të dhëna të fallsifikuara.

Shtetasi i ndaluar rezultonte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi shtetasin Muhamed (Bledar) Leka, 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi i mësipërm, ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.