AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 15:52

“Teatri”, Shehi: Unë gjurmova për 3 vjet pronat e mia, ndërsa Rama ka 20 vjet dhe...

“Teatri”, Shehi: Unë gjurmova për 3 vjet pronat e mia,

Deputeti Dashamir Shehi, në fjalën e tij në Kuvend tha se argumentet që përdor qeveria për të prishur Teatrin, janë argumente idiotë.

Ai tha se kur thonë që do ta shembin se është e vjetër, është një gjë e gabuar, pasi sipas tij të gjithë duhet të krenohen me të vjetrën.

Po ashtu ai tha se kishte shumë prona nëpër Shqipëri, por i kishte gjurmuar për 3 vite por më pas i kishte lënë, duke ironizuar dhe Ramën që ka 20 vjet që po lufton për Teatrin.

 

Pjesë nga fjala e Dashamir Shehit

Kjo tema e Teatrit, ashtu si Teatri vetë i ka të gjitha brenda dramën, komedinë, tragjedinë. Por ky teatri jonë ka dhe një hall tjetër, paratë.

Zoti Kryeministër ka 20 vjet që merret me këtë. Unë kam pasur një tufë pronash të miat, të babait tim, të ligjshme. I gjurmova vetëm 3 vjet më pas u mërzita, por ky ka 20 vite që e do këtë pronë. Teatri atë që ka vlerë më të madhe vjetërsinë e saj.

Ne duhet të mburremi atë që kemi histori, jo me të rejat. Arsyetim më idiot është kjo që të vjetrën dhe ta shembim. Doni të re, keni bulevardin e ri, ikni i bëni atje. Jetë në këtë qytet, ka vetëm nga universiteti tek 15-katëshi, pastaj pjesa tjetër është shndërruar vetëm në një konvikt.