AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 16:09

Arrihet marëveshja, ja kur pritet të mbërrijë Ronaldo në Torino

Shumë fjalë në lidhje me temën Kristiano Ronaldo. Por sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca” nga burimi pranë klubit madrilen, Horge Mendes dhe Hose Anhle Sançez(krahi i djathtë i Perez) janë takuar mbrëmjen e djeshme dhe duket se marrëveshja është arritur.

Florentino pasi nuk i rinovoi kontratën portugezit tani dëshiron që ta shesë ku vlera në parim është 100 milionë euro. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane drejtuesit e Juventusit Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë gati të udhëtojnë për në Madrid.

perez

Të dy do të fluturojnë në kryeqytetin spanjoll me një avion privat për të mbyllur marrëveshjen me Kristiano Ronaldo-n dhe Real Madrid. Aventura e portugezit me Juventus pritet që të fillojë pas 2 ditësh ndërkohë pritet që në 7 korrik sulmuesi mund të zbresë në Kaselle për tu preznatuar.