AKTUALITET, 3 Mars 2018, 11:12

Kapet në Lushnjë i dënuari me burg përjetë në Greqi, ka kryer katër vepra penale

Kapet në Lushnjë i dënuari me burg përjetë në

Paraditen e sotme policia e Lushnjës, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim të dënuar me burgim të përjetshëm. Mësohet se  specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për këtë shtetas.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkepunim", "Armbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme./TPZ.AL