TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus në vend ka shënuar së fundi edhe shtimin e numrit të personave të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.
“Aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive, dy prej tyre janë të intubuar”- njofton Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”- apelon Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)
Testime totale 18601
Testime molekulare 16357
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1263
Raste të shëruara 945
Raste Aktive 284
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).