AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 20:49

Alket Hyseni: Ilir Meta nuk ka asnjë shans të kthejë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar

Alket Hyseni: Ilir Meta nuk ka asnjë shans të kthejë ligjin

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ftuar në "Fax News", ka thënë se Presidenti Ilir Meta, nuk ka më asnjë shans për të kthyer ligjin e kaluar ditën e sotme në Parlament, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ne nuk mendojmë nëse është në përputhje me kushtetutën, ne jemi të sigurt brenda kuadrit kushtetues, sepse kushtetuta nuk ka ta mendosh, por vetëm ta zbatosh.

Lajmi është që më në fund, ne do të bëjmë një teatër të ri. Se kush do të jetë fituesi kjo gjë është e parëndësishëm për qytetarët. Unë nuk paragjykoj garën fare këtu jemi në rrethana specifike. Aty do të ndërtojë dikush që do të lidhë një marrëveshje me pronarët e truallit.

Nuk ka shans që presidenti Meta të ktheje më ligjin. Kushtetuta parashikon që presidenti nuk mund ta kthejë më ligjin në Kuvend. Në këtë ligj që sapo kaluam janë marrë parasysh disa nga shqetësimet e presidentit dhe të ndërkombëtarëve. 

Sipas Hysenit, në ligjin e amenduar janë marrë parasysh shqetësimet e presidentit, por e vërteta është se i vetmi shqetësim që është marrë parasysh është hapja e garës, ndërkohë që presidenti Meta në drekretin e tij parashtronte 9 shkelje të projektligjit. Edhe gara e hapur, me gjasë do të jetë thjesht një farsë, pasi kryeministri Rama e ka paralajmëruar, se fituesi do të jetë kompania që ka marrë prokurë nga pronarët e tokës, pra "Fusha sh.p.k".

/TPZ.AL /