AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 14:50

Aksident në Korçë- Pogradec, makina përplas gruan dhe fëmijën 10-vjeç

Aksident në Korçë- Pogradec, makina përplas gruan dhe

Tre të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çaushli, pasi një makinë “Volksaagen”, e drejtuar nga 31-vjeçari A.F. ka aksidentuar një grua 43-vjeçare, A.K dhe fëmijën dhe një djalë 10 vjeç, të cilët ndodhen të shtruar në spitalin e Korçës. Edhe shoferi ka pësuar lëndime.

Informacioni paraprak nga policia

“Më datë 23.12.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”.

/TPZ.AL/