AKTUALITET, 30 Janar 2019, 09:43

Kapet 650 kg kokainë në Itali

Kapet 650 kg kokainë në Itali

Rreth 650 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës në portin e Livornos.

Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejneri që përmbante kafe.

Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.

Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia rekord e kokainës.