AKTUALITET, 30 Janar 2019, 08:57

Vazhdon protesta, pritet vendimi i trupës akademike për grevë

Në datën 1 shkurt, siç është paralajmëruar, trupa akademike do të mblidhet në një takim të vendosë një datë për një grevë, me synim që qeveria të ndërmarrë hapat e duhura për rishikim tërësor të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe modelit të universitetit publik në Shqipëri.

Ndërkohë, studentët në disa fakultete në Tiranë po vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestën e tyre, ku kërkojnë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Protesta vazhdon sipas një axhende të përcaktuar me diskutime dhe ligjërime nga pedagogë që i janë bashkuar të rinjve.