AKTUALITET, 29 Janar 2019, 23:02

Piatek “ekzekuton” Napolin, Milani triumfon në "San Siro"

Piatek “ekzekuton” Napolin, Milani triumfon në "San

Në debutimin nga minuta e parë Krzysztof Piatek bën menjëherë atë që di më mirë: të shënojë. Sulmuesi polak, që mbërriti në Milano për të zëvendësuar Gonzalo Higuain i ka shkaktuar befasinë e madhe Napolit në Kupën e Italisë, duke i dhënë kualifikimin në gjysëmfinale kuqezinjve.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/01/01-1.mp4"][/video]

Dy gola të sulmuesit të ardhur nga Genoa, i kanë hidhëruar kthimin e dytë në San Siro, Carlo Ancelotti, në harkun e pak ditëve. Vietëm 11 minuta në fushë iu deshën Piatek për ta hapur rrugën e fitores, duke mundur në një kundërsulm klasik prapavijën e Napolit dhe portierin Ospina.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/01/02-2.mp4"][/video]

Është dashur në fakt goli i dytë dhe minuta e 27 për ta futur polakun përfundimisht në zemrat e tifozëve të tij të rinj. Kontroll, lëvizje në zonë dhe e djathë precize, duke legjitimuar me një dygolësh performancën e tij madhështore në mbrëmjen e San Siros: atë që Higuain nuk e bëri dot asnjëherë.