TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turjan Hyskaj, Ilva Tare, Aleksandër Çipa kanë qenë të ftuarit e Adri Nurellarit për një drekë pune në kodrat e ‘Liqenit Artificial’ me Kadri Veselin, kryetarin e PDK-së.
Pas vendimit të PDK për të rrezuar qeverinë Haradinaj, se pse ky i fundit nuk pranon të heqë taksën ndaj Serbisë, Nurellari e ka bindur Veselin se një takim me ‘opinionistët’ më në ‘zë’ të Tiranës do i shërbente këtij të fundit që të përpunonte opinionin në favorin e tij.
Po kush janë opinionistët e takimit të Veselit dhe sa mund ta përpunojnë ata opinionin e Tiranës së Kadri Veseli, ish-shefi i SHIK dhe drejtuesi aktual i PDK është pro amerikan dhe po e rrëzon Haradinajn si kryeministër si anti amerikan?
Janë gazetarë jashtë tregu dhe gaztor të emisioneve humoristike në ‘Tv Klan’. Kjo pasi opinionbërësit kryesor nuk e kanë pranuar ftesën e Nurellarit.
Po çfarë ka thënë tjetër në këtë takim Kadri Veseli me tekst të shkruar nga ‘Fuga’ i Thaçit?
‘Europa ka marrë fund, Merkeli nuk ka asnjë fuqi. Ne kemi vetëm Trump dhe Putini nuk është armik i Kosovës’.
SYRI.net