TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Juanjtid më në fund është ndalur! Pas 8 fitoresh radhazi në Kupë dhe në kampionat, ‘Djajtë e kuq’ janë ndalur në shtëpi nga Bërnlei duke mos arritur më shumë se një barazim 2-2. Në këtë mënyrë merr fund edhe rekordi i trajnerit norvegjez Solskjaer i cili kishte fillimin më të mirë si trajner në histori duke arritur në 8 ndeshjet e para si trajner plot 8 fitore, ndërkohë që vazhdon pa humbje pas 9 ndeshjesh.
Në fakt gjërat mund të shkonin më keq për Mançesterin pasi e ka parë veten në disavantazhin e dy golave, por në minutën e 87 ka shënuar Pogba dhe në minutën e 92 ka barazuar Lindelof.
Sakaq, fitore ka arritur të marrë Arsenali me rezultatin 2-1 ndaj Kardifit ndërkohë që surpriza e mbrëmjes ka qenë humbja që Mançester Siti ka pësuar ndaj Njukasëllit me rezultatin 2-1. Klasifikimi mbahet nga Liverpuli me 4 pikë më shumë se Siti, ndërkohë që nesër luan ndaj Leisteri dhe ka mundësi ta çojë diferencën në 7 pikë nga ‘qytetarët’.