AKTUALITET, 30 Prill 2019, 15:47

FOTO/ Ronaldo prenoton makinën luksoze që kushton 11 milion euro. Shiheni si është


Kristiano Ronaldo njihet si një nga futbollistët e apasionuar pas makinave luksoze.

Ylli portugez duket se ka vënë në shënjestër një mjet të “frikshëm”.

Bëhet fjalë për makinën e re të Bugattit që pritet të dalë në treg në vitin 2021, por thuhet se portugezi e ka prenotuar një të tillë.

Ajo kushton 11 milionë euro dhe kap një shpejtësi prej 420 kilometrash në orë.

Makina është ekspozuar në Gjenevë të Zvicrës dhe siç duket do të jetë e radhës për lojtarin e Juventusit, që në koleksionin e tij ka plot 11 automjete.