TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas konstatimit se shtëpinë në Torre Angela e kishte kthyer në një qendër të trafikimit të dorgës.
Policia bën me dije se në shtëpinë e shqiptarit me iniciale L.E, 36-vjeç u gjetën me qindra doza kokainë, hashsh, marijuanë, të gatshme dhe të paketuara për çdo “nevojë”.
Policia gjatë patrullimit të përnatshëm në zonën e Torre Angela, mbrëmjen e djeshme evidentoi dy persona të dyshimtë, të cilët po dilnin nga shtëpia me nga një kuti në duar.
Pas këtij moment policët gjurmuan shqiptarin deri në banesën e tij, ku më pas sekuestruan edhe rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marijuan.
Gjithashtu pas lavamanit të banjës u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e mbushur me fishekë.
Në fund të hetimit, 36-vjeçari rezultonte person me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa është lënë në paraburgim për akuzat: “trajtimi i drogës”, “marrjen dhe posedimin e armës dhe municioneve”.