AKTUALITET, 30 Prill 2019, 15:32

Tentoi të transportonte 98 kg drogë, arrestohet shoferi shqiptarë në kufirin grek (FOTO)

Tentoi të transportonte 98 kg drogë, arrestohet shoferi shqiptarë


Një  shofer shqiptar është prangosur në  kufirin shqiptaro-grek me 98 kilogramë hashash. Shqiptari 34-vjeçar u arrestua dhe 955 euro, ndërkohë që i është konfiskuar dhe autobusi i tij.

Sipas informacioneve shoferi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk behet i ditur udhëtonte në linjën Sarandë–Athinë.

Autobusi ndodhej në autostradën Kakavijë-Janinë në afersi të Kalpaqit, ku është ndaluar dhe kontrolluar në vendin e bagazheve, të cilit i’u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin 16 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 97 kg dhe 750 gram.

Shoferi 34-vjeçar u arrestua dhe ju gjetën edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë dhe dy telefonë celularë të cilat gjithashtu u konfiskuan sëbashku me autobusin. Ndërkohë ai është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, për gjykim të mëtejshëm.