AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 21:26

Kaos në klasiken e Superiores, Tirana fiton mes rrebeshit të shisheve

Kaos në klasiken e Superiores, Tirana fiton mes rrebeshit të shisheve

Tirana është ngjitur në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore pas një fitoreje 2-0 ndaj Vllaznisë vendas në një ndeshje që duhej të ishte spektakël por kthye në një kaos pas protestave të tifozerisë vendase që mbushi fushën e lojës me shishe të hedhura nga tribunat duke ndërprerë disa herë ndeshjen.

Tifozët u acaruan pas disa vendimeve të gjyqtarin Enea Jorgji dhe nuk ngurruan të protestonin hapur ndaj tij duke hedhur shishe në terren. Pasi Tirana goditi dy herë në dy minuta me Halilin e Ngo, tifozët u munduan në të gjitha mënyrat që të ndërpritnin ndeshjen dhe ia dolën në disa çaste me hedhje shishesh në fushë që detyruan Jorgjin të largonte ekipet e të paralajmëronte se do të ndërpriste ndeshjen.

Loja vazhdoi mes kaosit protestave deri në vërshëllimën përfundimtare që u dha fund një sfidë që do të vazhdojë me siguri në zyrat e FSHF-së që me siguri do të bëjë gati një dënim model ndaj Vllaznisë.

Vllaznia-Tirana 0-2

58′ Halili, 59′ Ngo