AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 18:17

Sulm me thikë në Lion të Francës, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Sulm me thikë në Lion të Francës, një i vdekur dhe

Një sulm i rëndë ka ndodhur pasditene sotme në Lion të Francës, ku pas goditjes me thikë një person ka vdekur dhe 6 të therë kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet për dy të armatosur me thika që kanë sulmuan viktimat në një parking afër stacionit të metrosë Laurent Bonnevay në periferinë e Villeurbanne.

Njëri i dyshuar thuhet se është arrestuar ndërsa vendndodhja e sulmuesit tjetër të dyshuar mbetet akoma e panjohur.

Ndërkohë policia po kryen hetimet e duhura mbi ngjarjen në zonën ku ndodhi sulmi.

Akoma nuk dihet sesi është gjendja e 6 të plagosurve të tjerë.