TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani ka marrë fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Breshias. Kuqezinjtë vinin nga një humbje ndaj Udinezes, megjithatë duket se e kanë lënë pas atë takim dhe sot kanë regjistruar tri pikët e para.
Në minutën e 12, ishte Çalhanollu ai që ka arritur të shënojë golin e fitores, duke qetësuar jo pak skuadrën. Në pjesën e dytë, ka pasur vetëm zëvendësime të cilat e kanë ulur ritmin e takimit megjithatë Milani ka qenë dominues dhe më kërkues në të dytën por pa arritur të shënojë.
Ndryshe nga java e kaluar, trajneri Xhamapolo kishte ulur në stol Piotek dhe vendin e tij e ka zënë Andre Silva, ndërrim ky që duket se ka rezultuar me fat. Sakaq, nga stoli e ka nisur edhe Lukas Paketa, një nga më të rëndësishmit sezonin e shkuar.