AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 18:10

Përdhunuan në grup shqiptaren për 10 vite, drejtësia italiane liron pesë të arrestuarit

Përdhunuan në grup shqiptaren për 10 vite, drejtësia

Policia italiane kreu disa arrestime më 14 Gusht të vitit të kaluar, pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte një grup meshkujsh për dhunim dhe përdhunim gjatë plot 10 viteve.

Arrestime u kryen në zonën e Corigliano-Rossano në Itali. Por pas një viti nga denoncimi, Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit.

Sipas medieve fqinje, gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme, gruaja kishte përfunduar dy herë në një spital në Romë, duke u justifikuar tek familjarët e saj se kishte një sëmundje që shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Gjykata italiane deklaroi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme për të dënuar të burgosurit, dhe si pasojë I ka lënë të lirë 5 personat, të cilët po vuanin dënimin.