AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 18:22

Nuk e linte dot “punën”/ 23-vjeçarja martohet në Shqipëri dhe largohet, në Itali i zbulohet mashtrimi që mbante fshehur

Nuk e linte dot “punën”/ 23-vjeçarja martohet në

Nuk e ndali dëbimi i parë, por u rikthye sërish në Itali duke rrezikuar dhe u kap. Bëhet fjalë për një vajzë të re shqiptare, për të cilën shkruajnë sot mediat italiane.

Identiteti i saj, sipas mediave të vendit fqinj, është Zamira Gyegya, 23 vjeçe.

Mbrëmjen e vonë të së premtes (30 gusht), ajo u ndalua në perëndim të Vicenza, nga policia, në kryqëzimin me Via Rossini.

Por në muajin maj, ajo ishte dëbuar një herë nga Italia.

Vajza e re, sic shkruajnë mediat, ishte kthyer në vendlindje ku u martua, duke marrë një mbiemër të ri dhe duke ndryshuar pasaportën.

Me mjetin e ri tëq identifikimit ajo u kthye në Itali, duke nisur përsëri si prostitutë në qytetin ku më parë ushtronte aktivitetin, por u njoh nga policia.

Dhe kështu mbrëmë, teksa ushtronin kontrolle në rrugë, policia e pikasi vajzën dhe e shoqëroi në komisariat për kontrolle të mëtejshme. Krahasimi me bazën e të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e saj dhe kështu u bë arrestimi i saj.