TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kleo Sulejmani, ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur në Karpathos, Greqi.
Sipas mediave greke në makinën e cila doli nga rruga, ndodhej edhe një 24-vjeçar shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.
Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta duke u përplasur me një pemë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në kilometrin 1 të rrugës provinciale Pigadion - Aperiu.
I plagosuri, emri i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.