TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka refuzuar ofertën e presidentit Donald Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador i SHBA-ve.
Kandidati republikan për guvernator, Peter Lumaj, i cili ka emigruar në SHBA 30 vjet më parë, tha dje se e ka refuzuar ofertën e administratës së Trump-it për të përfaqësuar SHBA-të në Shqipëri.
“M’u ofrua puna e ambasadorit të ardhshëm në Shqipëri, për të përfaqësuar atje SHBA-të.
E kam refuzuar sespe mendoj se i shërbej vendit më mirë duke qenë këtu sesa jashtë tij”, tha ai.
Lumaj nuk përmendi kohën kur i është propozuar kjo detyrë nga administrata amerikane, e cila ka qenë e ngadaltë në plotësimin e disa posteve diplomatike.
Lumaj njihet si një mbështetës i hapur i Trump-it.
Ai është avokat dhe merret me çështjet e emigracionit në Nju-Jork.