BOTA, 20 Mars 2018, 10:02

Xi Jiping: Çdo përpjekje për të ndarë Kinën është “e destinuar të dështojë”

Xi Jiping: Çdo përpjekje për të ndarë Kinën

Presidenti kinez Xi Jiping ka bërë një fjalim përmbyllës nacionalist të zjarrtë në parlament, duke e përshkruar Kinën si një fuqi globale në rritje.

Xi tha se “arritja e unitetit total”, ishte “shpresa kolektive e popullit kinez”, dhe çdo përpjekje për ta ndarë është e “destinuar të dështojë”.

Fjalimi ishte një paralajmërim i fortë kundër çdo përpjekje separatizmi nga vende si Tajvani apo Hong Kongu.

Xi gjithashtu paralajmëroi se Kina nuk mund të ishte e vetëkënaqur me zhvillimin e saj.

Ndërkohë kryeministri Li Keqiang, përdori konferencën e tij vjetore për të thënë se Kina është e angazhuar për bashkëpunim global në tregti.

Ai tha se Kina do të hapë më tej ekonominë e saj dhe do të “sigurojë që firmat vendase dhe të huaja” ishin “në gjendje të konkurrojnë me kushte të drejta në tregun e madh të Kinës”. Zyrtarët kinezë kanë bërë premtime të ngjashme në të kaluarën.