TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, gjatë Samitit të OKB, është takuar me disa personaliteti të politikës së huaj.
Në një postim të bërë në Facebook, Meta përmes një fotoje tregon takimin që pati me Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.
“Kënaqësi të takoja Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Diskutuam për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe i urova suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë.”, ka shkruar Presidenti i vendit.
Meta gjatë këtij Samiti,u takua edhe me Donald J. Trump, ku diskutoi për problemet botërore të drogës.
Liderët pjesëmarrës në këtë Samit, miratuan një Deklaratë të përbashkët të inicuar nga Presidenti Trump me titull: “Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës”.
Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrës në Samit, rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivitet problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të Krimit të Organizuar Transnacional.
Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe parandaluar abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorët e drejtësisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësisë.
Presidenti Meta, ashtu si edhe liderët e tjerë të pranishëm në Samit, shprehu mbështetjen ndaj nismës së Presidentit Trump.
Postimi i Metes
Kënaqësi të ndjek Samitin e #USPres. @realDonaldTrump. Mbështetje e plotë për iniciativën e tij & adresuar efektivisht #WorldDrugProblem. Angazhim për të bashkëpunuar ngushtë në çrrënjosjen e drogës & mbrojtur të rinjtë e fëmijët nga ajo.</p