AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 16:00

Kanabis në makinë, arrestohen babë e bir

Kanabis në makinë, arrestohen babë e bir

Babë e bir (51 dhe 19 vjeç) janë arrestuar nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët këtë mesditë në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” të shtetasit D.L., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Kontrolli i policisë vijoi më tej duke shkuar në banesën e shtetasve, ku gjetën të kultivuara kanabis.

Lidhur me këtë rast, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj shtetasit N.S, 40 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gjonomadh.

Njoftimi i Policisë:

Korçë,

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit Publik Korçë, ushtruan në mjetin tip “Volksëagen”, në lagjen nr.17, shtetasit D.L, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.