TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në orën 03:20.
Tritoli ishte vendosur në hyrje të banesës (në katin e katërt) së 43 vjeçarit Jovan Çela, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar autorët e krimit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës. TPZ.AL