Nuk ka pasur shumë surpriza ndeshja midis Parmës dhe Juventusit (1-2) në javën e tretë të Serie A, me fitoren e pritshme të skuadrës së Alegrit, përveç njërës.
Kristiano Ronaldo, blerja 100 milionëshe e kampionëve të Italisë, ende nuk e ka gjetur golin, edhe pse është aktivizuar në tri ndeshje me 270 minuta të plota.
Por, nëse nuk po e gjen dot golin Ronaldo, është kroati Mario Mandzukiç ai që po shkëlqen me bardhezinjtë.
Pikërisht me golin tij që në minutën e dytë të takimit gjeti avantazhin Juventusi.
Parma arriti të barazonte shifrat falë një gafe të Sheznit që u shfrytëzua mjaft mirë nga “ish”-i i Romës Zhervinjo. Por, pak pas fillimit të pjesës së dytë Matuidi ktheu situatën në normalitet.
Për pjesën e mbetur të takimit, Parma e kishte të pamundur t’u shkaktonte telashe kampionëve të Serie A dhe u përqendrua për të mbajtur shifrat e takimit në të njëjtën pozitë.
Kristiano Ronaldo e ka shtyrë me të paktën dy javë të tjera golin e tij të parë me Juventusin.
“CR7” do t’i duhet të presë deri në përfundim të ndeshjeve të kombëtarëve për t’u rikthyer në Serie A ndaj Sasuolos më datë 16 shtator.
NDESHJET
Bologna 0 – 3 Inter
Parma 1 – 2 Juventus
KLASIFIKIMI
1 Juventus 9
2 Napoli 6
3 SPAL 6
4 Atalanta 4
5 Inter 4
6 Udinese 4
6 Sassuolo 4
8 Roma 4
9 Fiorentina 3
10 Empoli 3
11 Genoa 3
12 Milan 3
13 Torino 1
14 Parma 1
15 Cagliari 1
16 Bologna 1
16 Frosinone 1
18 Sampdoria 0
19 Lazio 0
20 Chievo 0